Google ADS

Tifozët me plotë komente negative, kërkojnë shkarkimin e Jose Mourinhos

23:43 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Tifozët e Tottenham janë të zemëruar me eliminimin e Tottenham nga Liga e Kampionëve.

Sonte (e marte) Spurs u mposhtën nga Leipzig me rezultat 3 – 0, për tu eliminuar nga 1/16 e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Mënjëherë pas ndeshjes kanë filluar komentet negative për Mourinhon, shumica e të cilave kërkojnë të shkarkohet tekniku portugez.

“S’ka motivim. Futboll negativ”.

“Ka mbaruar koha e Jose. Do të kthehemi vetëm mbrapa nën urdhrat e tij”.

“Duhet të fillojmë peticion për ta hequr këtë klon nga klubi jonë”

“Jose jashtë”, ishin disa nga plotë komente negative për Mourinhon.

Mourinho nuk e ka nisur me formën më të mirë të Spurs sepse gjithashtu është eliminuar nga FA Cup, kurse është shumë larg liderit Liverpool në Premierë Ligë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme