Google ADS

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Turqi

23:12 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Para pak çastesh, Ministri i Shëndetësisë në Turqi Fahrettin Koca, përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur rezultati i një të testuari për koronavirus në Turqi, ka dalë të jetë pozitive, raporton arbresh.info.

Për derisa nuk është bërë e ditur se në cilin qytet të Turqisë gjendet ky pacient, ministri Koca i ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin jashtë shtetit përveç në rastet urgjente.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se gjendja e personit të prekur me koronavirus është stabile. Turqia aktualisht po diskuton ndërprerjen e mësimit në shkolla dhe universitetet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme