RB Leipzig shpartallon Tottenham, prek çerekfinalen

22:54 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

RB Leipizg ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi sonte (e marte) ka mposhtur Tottenham me rezultat 3 – 0, kurse i përgjithshmi 4 – 0.

Skuadra gjermane bëri lojë më të mirë, andaj me plotë meritë u kualifikua tutje, shkruan portali arbresh.info.

Qysh në minutën e 10-të Marcel Sabitzer me një goditje të bukur tundi portën e Hugo Lloris, kurse i njëjti në minutën e 21-të shënoi me kokë pas asistimit të Angelinos.

Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar me raste nga dy anët, derisa rrugën drejt golit e gjetën vendasit në minutën e 87-të me Emil Frosber që mori avantzhin nga gabimet e kundërshtarëve në mbrojtje dhe vulosi fitoren.

Kundërshtari i radhës për Leipzig do kuptohet pasi të hedhet shorti./arbresh.info.

https://twitter.com/FootclashT/status/1237495782674255873

https://twitter.com/ATAVRATKAISER/status/1237483220050096133

https://twitter.com/SoloFGoles10/status/1237477630187671552

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme