Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën në Kosovë sa i përket përgatitjeve për t’u përballur me koronavirusin.
Krasniqi ka thënë se nuk është më befasi nëse koronavirusi vjen edhe në Kosovë, pasi sipas tij, ai nuk mund të ndalohet pasi përhapet përmes ajrit.
“Gjasat janë shumë të lehta që edhe në Kosovë në një të ardhme shumë të afërt të kemi raste me koronavirus”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Infektologu ka thënë se e mira do të ishte që personat e prekur të identifikoheshin më herët për t’u izoluar më pas në mënyrë që të mos përhapet te njerëzit e tjerë.
Ai ka thënë se është mirë që të shmangen grumbullimet masive, siç ndodh në ndeshjet sportive.
Krasniqi thotë se familja e koronavirusëve që i përket edhe COVID-19, nuk i kanë të preferuara temperaturat e larta.
Infektologu thotë se nga Kina ka raportime që numri i të prekurve më këtë virus është në rënie e sipër si pasojë e vetëdijesimit të qytetarëve për mirëmbajtjen e higjienës personale.
Sa i përket moshave, ai thotë se gjasat i kanë të njëjta të gjithë personat për t’u prekur por shton se personat që gëzojnë shëndet të plotë dhe janë më të ri në moshë e kalojnë me një lehtësi më të madhe ndërsa moshat e treta janë të rrezikuara.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...