Google ADS

Ardian Gjini i reagon ministrit Vitia, nuk dëshiron që të pranohen të infektuarit nga Shqipëria

21:55 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian gjini, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të infektuarit nga veriu i Shqipërisë mund të mjekohen në Prizren dhe Gjakovë.

Gjini e ka quajtur këtë deklaratë skandaloze.

“Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, për sjelljen e të infektuarve me koronavirus nga Shqipëria në Gjakovë dhe Prizren është skandaloze”, thotë ai.

“Përderisa vende shumë të zhvilluara hyjnë në karantinë, ky patrioti axhami provon me importu të infektuar”.

Tutje ai thotë se ministri duhet të vijë vetë në spitalin e Gjakovës që të shohë gjendjen, e pastaj të thotë këso deklarata.

“Ministri duhet të pyes së pari çfarë pajisje ka spitali i Gjakovës. Së dyti duhet të konsultohet me pushtetin lokal dhe të bëhet gati për përballimin e pasojave dhe së treti të bëhet gati të vijë edhe vet në spital në Gjakovë. Përndryshe nuk ka me guxu me e sjellë asnjë të sëmurë nga askund.”, shton ai.

“Në Gjakovë ka njerëz që jetojnë. E Kosova nuk është Korea e Veriut me vendos dikush kësisoji pa kurrfarë konsulte paraprake. Eja së pari ti vet në Gjakovë ministër e pastaj shohim.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme