Paniku në vendin tonë sapo ka nisur. Në rrugët apo kafenetë e qytetit sheh njerëz me maska që kërkojnë të mbrohen.
Abuzimi me qytetarët shqiptarë nuk ishte vetëm në rritjen e çmimit të maskave por edhe në përdorimin e tyre. Kështu qytetarët blenë maska nga ato më të thjeshtat e deri te ato që përdoren për tu ruajtur nga pluhurat në ndërtim.
“Maskat janë të disa kategorive. Maskat mjekësore apo ato që quhen kirurgjikale. Përdoret në të gjitha hallkat kur kemi praninë e pacientëve në çdo hallë të sistemit shëndetësor. Një maskë tjetër është e një kategorie që mbron mikroorganizmat me një mënyrë filtrimi që shkon deri në 70%. Një maskë tjetër që përdoret në kategorinë e riskut më të lartë kur kemi transmetim tepër të rrezikshëm me përhapje shumë të lartë si në nivelin e coronavirusit përdoret vetëm në ato pavione ku kemi të shtruar, po trajtojmë apo kemi persona me covid 19”, thotë Eugena Tomini, Shefe e Epidemiologjisë në ISHP
“Duhet të kemi parasysh që sa më shumë të shqetësohemi aq më shumë e ulim imunitetin. Është një gjë që mundësisht do të kalojë. Por nuk është e thënë se do të kapi këdo, pasi gripi nuk kap 100% të popullatës. Kap atë 10% dhe kjo mund të jetë e njëjta gjë”, thotë Skënder Brataj, Drejtor i Urgjencës Kombëtare.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës