Google ADS

Këshilltari i Thaçit: Kurti kundërshtoi presidentët amerikanë, nga Clinton deri te Trump

21:22 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për përplasjen mes Qeverisë së Kosovës dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, pas refuzimit të ekzekutivit të Kosovës për heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia. Në rrjetin social Facebook, Behrami ka shkruar se po të ishte sot President i SHBA-së edhe Bill Clinton, qëndrimi i Qeverisë Kurti do të ishte i njëjtë me qëndrimin e sotshëm.

“Pajtohem me shumë njerëz që Kurti nuk e ka asnjë problemin me ambasadorin Grenell dhe as me Presidentin Trump. Ai thjesht nuk e duron Amerikën! Lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup!”, ka shkruar ai, duke postuar fotografi të amerikaneve që Kurti i ka kundërshtuar në dy dekadat e fundit.

Postimi i plotë i Behramit:

“VV-ja, dy dekada traditë antiamerikane

Po të ishte sot President i SHBA-së edhe Bill Clinton, qëndrimi i Qeverisë Kurti do të ishte ekzaktë i njëjtë me qëndrimin e sotshëm. Pajtohem me shumë njerëz që Kurti nuk e ka asnjë problemin me ambasadorin Grenell dhe as me Presidentin Trump. Ai thjesht nuk e duron Amerikën! Lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup!

Në viti 1999, kur u mbajt konferenca e Parisit dhe Rambujesë, Kurti i doli kundër Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, sekretares Madeleine Albright, ambasadorëve Richard Holbrooke dhe Christopher Hill!

Gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008, Kurti përmes protestave të dhunshme i shpalli tradhtarë të gjithë anëtarët e delegacionit, pjesëmarrës në negociatat për statusin e Kosovës. Ai doli hapur kundër presidentit George Bush, sekretares Condoleezza Rice dhe ambasadorit Frank Wiesner, i cili ishte i dërguari i Amerikës në negociata. “Po e negociojnë autonominë nën Serbi”, kishte thënë Kurti më 2007. Por, më 17 shkurt ndodhi e kundërta. Kosova u shpall e pavarur.

Në vitin 2013, ai ishte kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke dalë kështu edhe kundër presidentit Barack Obama dhe sekretares Hillary Clinton”.

Të ngjashme