Google ADS

Simeone: Shpresoj që të lejohen tifozët, nuk është e drejtë për Liverpool

20:29 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka bërë thirrjen e fundit për të lejuar tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjen kthyese.

“Losrijoblancos” fituan me rezultat të ngushtë 1 – 0 në “Wanda Metripolitano”, ndërsa nesër janë mysafirë në “Allianz Arena”, transmeton portali arbresh.info.

Ka spekulime se ndeshja kthyese do zhvillohet pa tifozë, vendimi i cili nuk i pëlqen teknikut argjentinas.

“Kam dëgjuar spekulime. Shpresoj që stadiumi do jetë me fansa. Nuk do jetë e drejtë për Liverpool”.

“Ata janë duke punuar për të zgjedhur çështjen. Duhet të bëjmë çfarë është më e mira për botën”, theksoi ai.

Kujtojmë që nesër në ora 21:00, Atletico do takohet me Liverpool./arbresh.info.

Të ngjashme