Kosova mposhtët në “Fadil Vokrri” nga Sllovenia

19:51 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Kosova në kategorinë e femrave ka pësuar humbje në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Sllovenia, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Euro 2021.

Sllovenet shënuan tri herë në portën e “Dardaneve” për të arkëtuar tri pikë, shkruan portali arbresh.info.

Begic në minutën e 14-të ndryshoi shifrat, ndërsa në minutën e 37-të Predanic dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Gjatë 45-minutështit të dy Kombëtaret kishin raste të mira, por nuk munden t’i konkretizojnë, ndërsa fitoren e mysafirëve e vulosi Milovic në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+3).

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në pozitën e katër me gjashtë pikë të tubuara në pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Sllovenia është në pozitën e tretë me nëntë pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme