Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit duket se nuk ka kontrolluar sot Twitterin i cili po gëlon nga deklaratat amerikane për tërheqjen e trupave nga Kosova.
I kontaktuar nga arbresh.info ai tha se nuk e ka lexuar sot Twitterin dhe se nuk mund të komentonte për këto deklarata.
Kujtojmë se ishte i pari senatori David Perdue i cili tha se forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe se tani është Kosova ajo që duhet të bëjë pjesën e vet.
Në të kundërtën SHBA-të do të duheshin të rishqyrtonin praninë e tyre Kosovë.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin historik në vështrim, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, kishte shkruar senatori David Perdue.
Duke shpërndarë postimin e Perdue, Trump Jr shkruan se pajtohet dhe se është koha të kthehen ushtarët në shtëpi.
“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Koha t’i kthejmë në shtëpi”, shkruan ai./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...