Trump dhe princi saudit i kurorës diskutuan mbi tregjet globale të energjisë

18:54 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me princin saudit të kurorës Muhammed bin Salman, në fokus tregjet globale të energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndihmësi i Zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, në deklaratën me shkrim tha se Trump dhe Princi Bin Salman dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

“Trump dhe Princi i Kurorës, përveç tregjeve globale të energjisë trajtuan edhe çështjet tjera kritike rajonale dhe bilaterale”, tha Deere.

“Arabia Saudite dhe Rusia, janë duke debatuar mbi naftën dhe çmimet. Kjo dhe lajmet e rreme, është shkaku i rënies në bursë”, shkroi Trump dje nga Twitter pasi Bursa e New York-ut u hap me rënie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme