Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj ndërlidhjeve qëllimkëqija që disa media i kanë bërë një komunikate për media të lëshuar sot nga MSh pas takimit midis Ministrit Arben Vitia dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi.
Në këtë takim, ndër të tjera, është shprehur përkushtimi i Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren, por këto shërbime nuk kanë fare të bëjnë me Koronavirusin, por janë shërbime të hemodializës, të cilat qe disa vjet ofrohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit për pacientë nga veriu i Shqipërisë.
Fakti që disa media e kanë ndërlidhur një gjë të tillë me Koronavirusin, pa kërkuar asnjë shpjegim nga Ministria flet për qëllimin që pa kurrfarë nevojë të krijohet konfuzion e panik në një situatë si kjo kur Koronavirusi është një shqetësim real i shëndetit publik në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në botë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...