Tuchel zbulon nëse Mbappe do mungojë ndaj Dortmund

17:52 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe mund të mos jetë pjesëmarrës në ndeshjen kundër Borussia Dortmund.

Francezi është i sëmurë, gjë që ka bërë të mos arrijë të jetë në stërvitje, transmeton portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri, Thomas Tuchel i cili ka thënë se nesër në mëngjes do e shohin çfarë do ndodh.

“Kylian është i sëmurë. Ishte sëmurë dje dhe vazhdon të jetë. Do provojmë që sonte të stërvitet pak. Nuk ka qenë në stërvitje normale në dy ditët e fundit. Duhet të presim dhe të vendosim në mëngjes”.

“Të gjithë të tjerët jemi këtu. Ander Herrera është i lënduar, por të tjerët jemi këtu”, theksoi Tuchel.

Nesër PSG do e pres Dortmund në “Parkun e Princave”, ndeshje që nis në ora 20:45./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme