PDK therret seancë të jashtëzakonshme, kërkon llogari nga qeveria

17:52 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Veseli ka bërë të ditur se kanë kërkuar për nesër në orën 15:00, seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar llogari nga qeveria, siç e tha a i e papërgjegjshme në raport me qasjen ndaj SHBA-së, raporton portali arbresh.info.

Deputeti i PDK-së ka thënë se kjo seancë është thirrur për të parandaluar dëmin nga qeveria.

“Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ftoj qytetarët e Kosovës, mbi çdo dallim politik, ta ngre zërin kundërshtues para këtij rreziku, me pasoja të paparashikueshme!”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme