Komuna e Prishtinës nga sot fillon masat parandaluese për Covid-19

17:36 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës nga sot do të nisë masat parandaluese për virusin vdekjeprurës Covid-19.

Këtë e bën të ditur kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info.

“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, shkruan Ahmeti.

Ndërkohë ende në Kosovë asnjë rast nuk është konfirmuar me koronavirusin e ri, ani pse ka pas dyshime, por që kanë rezultuar negative./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme