Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka ftuar sot në takim drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19 dhe masave parandaluese që duhet të ndërmerren në shkolla.
Me këtë rast, drejtorët e DKA-ve janë informuar nga ministrja Hykmete Bajrami, se në bazë të Planit të Veprimit të miratuar nga Qeveria e Kosovës, MAShTI ka hartuar një plan veprimi në sektorin e arsimit, i cili parasheh udhëzimet për marrjen e masave parandaluese në shkolla, bashkërendimin e veprimeve dhe komunikimin shkollë-DKA-MAShTI.
Ministrja Bajrami ka kërkuar nga DKA-të që të furnizojnë me material higjienik shkollat dhe të bëhet dezinfektimi i hapësirave shkollore.
Megjithatë, ministrja Bajrami ka theksuar se nuk ka hapësirë për panikë, por tha se ne duhet të marrim të gjitha masat parandaluese. Përderisa nuk ka asnjë rast të Koronavirusit në Kosovë, pra as rekomandim për ndërprerje të mësimit nga ana e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministrja Bajrami iu bëri thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që mësimi të zhvillohet normalisht, duke theksuar gjithmonë nevojën e higjienës së shtuar.
Në këtë takim ishte prezent edhe drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani, i cili informoi drejtorët rreth situatës epidemiologjike me Koronavirus në botë dhe në Kosovë dhe theksoi se fatmirësisht Kosova nuk ka asnjë rast të konfirmuar./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...