Holanda kërkon falje nga qeveria e Indonezisë për shkak të ngjarjeve të dhunshme që kanë ndodhur gjatë luftës për pavarësi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të vizitës së tyre në Indonezi, mbreti holandez Willem Alexander dhe mbretëresha Maxima, u takuan në rezidencën presidenciale në qytetin Bogor me presidentin, Joko Widodo dhe bashkëshorten e tij, Iriana Joko Widodo.
Mbreti Alexander, në një konferencë të përbashkët me Widodo tha se dëshiron të përcjellë ndjesën e tij për “ngjarjet e dhunës ekstreme” që Mbretëria e Holandës përdori për qëllime koloniale në luftën e Indonezisë për pavarësi.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm se dhimbjet dhe pikëllimet e familjeve të prekura nga ngjarjet e përjetuara kanë vazhduar deri më sot”, tha në fjalën e tij mbreti Alexander.
– Historia për pavarësi
Pas përfundimit të Luftës së Paqësorit, lideri politik indonezian i asaj periudhe Sukarno dhe ndihmësi i tij Mohammad Hatta shpallën pavarësinë me një deklaratë të lexuar nga radioja në vitin 1945.
Mbretëria e Holandës nuk e njohu shpalljen e pavarësisë nga Sukarno dhe filloi alokimin e trupave në ishujt Java dhe Sumatra me qëllim për të vazhduar qeverisjen e saj koloniale. Ushtarët e mbretërisë kryen krime lufte me masakrat kundër popullatës civile.
Bisedimet për paqe që filluan mes Holandës dhe Indonezisë pas konflikteve që vazhduan në disa qytete, rezultuan që Mbretëria e Holandës të njohë pavarësinë e shtetit të ri më 27 dhjetor 1949.
Indonezia, ku islami është përhapur nga tregtarët myslimanë, u kolonizua pas pushtimit nga Portugalia në vitin 1511. Vendi më pas u bë koloni e Spanjës, Holandës dhe Britanisë së Madhe.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...