Pritet të shkarkohet drejtoresha e Dermatologjisë Nina Caca Biljanovska

17:16 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Sot do të shkakrkohet drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska.

Këtë e vërtetoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili theksoi se është e mundshme një gjë e tillë edhe pse është periduhë parazgjedhore dhe se këtë ia ka thënë kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Filipçe thotë se sot do të emërojë ushtrues detyre të drejtorit në këtë klinikë.

Sot nga Oda e Mjekëve njoftuan se drejtoresha e Klinikës e cila ka qenë në Itali, dhe nuk i ka respektuar rekomandimet për vetëizolim dhe ka shkuar në punë, tani për tani mund të marrë vetëm vërejtje.

Për vërjejten nesër vendos Komisioni për etikë. Ka edhe opsion për marrjen e licencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme