Hyseni e siguron Grenell: Partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme

16:53 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

I dërguari i Lidhjes Demokratiket të Kosovës, Skënder Hyseni gjatë ditës është takuar me të emëruarin e presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Gjatë këtij takimi të gjatë, siç e ka quajtur Hyseni është folur për taksën, zhvillimin ekonomik dhe raportet Kosovë-SHBA, shkruan portali arbresh.info.

Hyseni e ka siguruar Grenellin se edhe ata e duan heqjen e taksës si dhe miqësinë me SHBA-të e ka quajtur të shenjtë.

Ky është shkrimi i Skënder Hysenit

Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në Washington

Me autorizimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.

Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.

I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.

Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.

E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.

LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.

LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.

LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.

Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative.

Skender Hyseni

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme