Kryeministri Rama e ka quajtur një armik koronavirusin ndërsa punën e mjekëve një luftë kundër këtij armiku.
Rama ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e dhëna nga mjekët dhe higjienën personale në mënyrë që të shmangin prekjen nga ky virus.
“Nuk e përsëris për asnjë zmadhim. Nuk e kam zmadhuar. Është një armik. Ky virus është një armik do të bëjmë çmos që të përballojmë këtë armik. Dhe do ta vrasim si një armik. Do të zvogëlojmë plagët dhimbjet dhe humbjet. Në vendin fqinj po qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë.” tha Rama.
“Ju bëj thirrje të gjithëve dhe jam i pari që për të lidhur fjalët me veprat, po zbatoj rregullin. Zbatoni rregullat se nëse dikush vendos të vrasi vetën shteti është i detyruar ta ndaloj por këtu jemi në kushtet që një person po luan me veten dhe me të tjerët duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka vesh e zemër. Të thyen në mes e të këput gjunjët. Po e bën me Italinë që ka një sistem shëndetësor elitë. “ tha më tej Rama.
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...