Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat denoncoi se 1,2 milionë maska të skaduara janë shpërndarë për mjekët dhe qytetarët.
Basha i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.
“Rastet e të infektuarave sa vijnë dhe po rriten. Nuk është koha për panik, por është koha për kujdes. Përvoja botërore tregon se në shumicën e rasteve njerëzit e kanë mposhtur këtë virus, ndaj është shumë e rëndësishme të ndiqen këshillat e mjekëve”.
“Pak orë më parë, Gazmend Bardhi denoncoi se stafi shëndetësor është pajisur me 1.2 milionë maska të skaduara që në vitin 2011. Maskat e skaduara, akt kriminal. Ftoj Prokurorinë të nisë menjëherë hetimin”, u shpreh Basha./ A2 CNN/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...