Google ADS

Ish-deputeti i Vetëvendosjes: Iu kemi thënë se Kurti është rrezik për Kosovën

15:40 | 10 Mars 2020
L G

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili tashmë aktivitetin e tij politik e ushtron në Partinë Socialdemokrate të Dardan Molliqajt, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dramatike dhe paralajmërimet e SHBA’së për tërheqje të trupave nga Kosova.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në atë kohë ishin etiketuar si tradhtarë kur kanë thënë se “Albin Kurti është rrezik për Kosovën”.

“Kur thojshim “Albin Kurti është rrezik për Kosovën”, na thojshit tradhëtarë”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme