Gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Përmes një postimi në Twitter, senatori nga Georgia shkroi se për më shumë se dy dekada SHBA-të kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj, transmeton Telegrafi.
Mirëpo pa kaluar shumë kohë i deleguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ripostuar në profilin e tij në Twitter postimin e senatorit nga Georgia.
Megjithatë qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
E më i fundit është edhe djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior i cili shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.
“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr.
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...