Bisedimet për rinovim kontrate mes Barcelonës dhe Marc-Andre ter Stegenin kanë hasur në një pengesë të madhe, pasi që gjigantja e La Ligës nuk po arrin t’ia plotësojë kërkesat e shumta portierit gjerman.
Katalonasit raportohet se po tentojnë ta bindin portierin e parë, Marc-Andre ter Stegenin të nënshkruajë kontratë të re, në mënyrë që ta mbajnë atë edhe për më gjatë në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
Gjermani ka qenë në negociata me drejtuesit e klubit që një kohë të gjatë sa i përket të ardhmes së tij, pasi që kontrata e tij aktuale përfundon në verën e vitit 2022.
Ter Stegen nuk është shprehur i bindur për të ardhmen e tij kur është pyetur nga gazetarët, përderisa mediumet spanjolle dhe angleze e lidhin atë me një interesim nga gjiganti i Premierligës, Chelsea.
Barcelona kishte shprehur t’u japë fund këtyre spekulimeve duke e bindur Ter Stegenin të nënshkruajë kontratë të re, megjithatë kërkesat e gjermanit kanë ndikuar që ky tentim të mos ketë sukses dhe gjithçka të mbetet në gjysmë.
Kjo pasi që Goal ka mësuar se Ter Stegen po kërkon pagë rreth 15 milionë euro në vit, që do ta vendoste mbi të gjithë të tjetër në Camp Nou përveç Lionel Messit.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...