Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ ju bën apel qytetarëve që t’i marrin me rezervë lajmet e pavërtetuara për coronavirusin.
“Qytetarët dhe opinioni i gjerë me rezervë t’i marrin lajmet e rreme, të pavërtetuara dhe sensacionale të disa media të caktuara, para se gjithash portale, që publikojnë për virusin Covid -19. Tani, kur institucionet bëjnë gjithçka që të përballen me virusin, është e papërgjegjshme të publikohen lajme të rreme dhe dezinformata që nxisin panik në mesin e qytetarëve”, shkruan Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai ju bën apel qytetarëve që të lexojnë burime të vërteta dhe kredibile të informacioneve, posaçërisht informacionet që i njofton Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Venko Filipçe.
“Parandalimi është mbrojtja më e mirë nga viruset dhe për këtë shkak secili prej neve duhet t’i ndjek rekomandimet nga personeli mjekësor”, shkruan Zaev.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin