Ministria e Drejtësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, në burgun Koridhalos të Athinës, vetëm pak minuta më parë.
Në burgun Koridhalos të Athinës mbahen më shumë se 1600 të burgosur, të dënuar ose në proces gjykimi.
Rasti u izolua menjëherë në institutin e riedukimit të Koridhalos, si dhe ka filluar menjëherë dezinfektimi i ambienteve në këtë burg.
Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të ardhshëme do të vendoset nëse do të vazhdojnë proceset gjyqësore në gjykatat e vendit ose jo.
Në çdo rast, do të funksionojë me personel sigurie, vetëm për rastet emergjente (rastet e masave të sigurisë dhe gjyqet që plotësohet afati i paraburgimit)./tch/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...