Thaçi me mesazh për BE-në: Vizat ose nuk ulemi në tavolinën e diskutimit në Bruksel

11:48 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur shumë i qartë pas takimit me emisarët francezo-gjerman që sot po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Pas përfundimit të takimit , Thaçi ka dhënë një mesazh për BE-në.

Presidenti i vendit tha shkurt se nëse nuk ka heqje të vizave për Kosovarët atëherë ai nuk do të ulet në tavolinën e diskutimit në Bruksel.

” Nëse nuk hiqen vizat atëherë BE mos të kërkoj diçka tjetër nga ne. Nëse nuk ka hap konkret për vizat, unë si President nuk do të ulem në tavolinën e diskutimit në Bruksel. Për ne është jetike heqja e vizave. Në rast se nuk ka diçka konkrete unë do të kërkoj edhe nga spektri polik që mos t’i përgjigjen çfarëdo thirrje nga BE për ulje ne tavolinë”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

Thaçi: Fatkeqësisht emisarët nuk e kishin as temë të diskutimit heqjen e vizave për kosovarët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme