Ka përfunduar pas afro një ore takimi i presidentit, Hashim Thaçi e emisarëve francezo-gjerman, këshilltarëve të kancelarës gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ndonëse emisarët nuk kanë thënë as një fjalë pas takimit, ai që ka treguar se çka është diskutuar ishte vetë Presidenti Thaçi.
Para mediave Thaçi tha se ka një lajmë të keq për vendin.
Ai bëri të ditur se edhe në këtë takim këta emisar nuk folën për liberalizimin e vizave, madje sipas Presidentit ata nuk e kishin as në agjendë të diskutimit këtë çështje po mos të ngritje nga vetë Presidenti.
” Sapo përfundova një takim me të dërguarit e Merkelit e Makronit. Diskutuam për të ardhmen e Kosovës, aktualitetin dhe perspektiven. Dëshiroj ta falënderoj Makronin për bashkëpunimin për Kosovën dhe zotimin e tij për të ardhmen evropiane. Ajo që është në interes për Kosovën është se për fat të keq edhe sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e vizave për Kosovën madje ata as që e ngritën si diskutim dhe kjo është zhgënjyese për qytetarët”, ka thënë ai.
Sipas presidentit nuk është e drejt që qytetarët e Kosovës ti vuajnë pasojat e mos unifikimit të BE-së.
Thaçi madje tha se vazhdimi i dialogut nuk duhet të kërkohet në rast së nuk hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.
“Ky mos unitet i BE-së është i padrejtë për Kosovën. Është gabim strategjik që BE-ja po bënë në raport me Kosovën. Ata na kushtëzuan vite më parë me demarkacionin padrejtësisht. Kjo duhet të jetë mesazh i zgjimit të spektrit politik të Kosovës. Ne nuk kemi të ardhme tjetër përveç Evropës. Ne e dimë që 5 vendet nuk na kanë njohur po është keq që qytetarët e Kosovës ta vuajnë mos unitetin e BE-së. Qëndrimi im ishte i qartë, fillimisht BE të nxjerr agjendën për viza e pastaj të shikojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe vazhdimin e dialogut. Gjithashtu theksuam edhe një herë se BE duhet ta respektoj Kosovën si vend të pavarur dhe sovranë”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të