31-vjeçari i prekur me koronavirus, i cili ndodhet në Spitalin Infektiv në QSUT ka deklaruar se ka 36 orë që ndodhet i shtruar, por vetëm një doktor ka parë gjendjen e tij. Ai ka treguar se asnjë nga mjekët nuk e kanë njoftuar as për rezultatin e analizës.
“Të premten kontaktova urgjencën, pas rastit të Lushnjes. Të shtunën mora 127 në telefon,nuk ma hapën, kisha shumë temperaturë. Shkova në spital privat dhe ata më çuan tek Infektivi. Kam 36 orë në spitalin infektiv dhe vetëm një doktor ka ardhur për të më parë. Nuk më kanë njoftuar që kam dalë pozitiv dhe se çfarë mjekimi duhet të marrë. Ministria ka dalë në një komunikim dhe ka thënë që jam prekur me koronavirus”, shprehet ai për Ora News.
Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...