Dy të tretat e qytetarëve kërkojnë ndalimin e basteve në vendbanime të populluara, tregojnë sondazhet e fundit të kryer nga Instituti për Kërkime Politike për nevojat e organizatës “Detektor”.
Hulumtimi tregon se 77.7 për qind e të anketuarve kërkojnë që numri i kazinove dhe basteve sportive të kufizohet, ndërsa 14.8 për qind nuk janë dakord.
Rreth 79 për qind e qytetarëve besojnë se hapja e kazinove në vendbanime të populluara duhet të ndalohet, ndërsa 14 për qind e kundërshtojnë atë.
Sipas 69.5 për qind të të anketuarve, duhet ndaluar të hapen baste sportive afër vendeve publike, derisa 22.2 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk u pengojnë të njëjtat. Se kazinotë dhe bastet duhet të ndalohen plotësisht janë shprehur 48.2 për qind, ndërsa 39.2 për qind e të anketuarve nuk pajtohen për mbylljen e tërësishme të tyre.
Shtatëdhjetë e pesë për qind e të anketuarve kërkojnë që kazinotë dhe bastet sportive të paguajnë një tatime më të larta. Vetëm 22.1 për qind e qytetarëve në anketë thanë se i vizitojnë bastet sportive, ndërsa dy të tretat, ose 75.9 për qind, janë deklaruar se asnjëherë nuk e kanë provuar fatin në baste.
E pritshme, shumica e atyre që vizitojnë dhe luajnë baste janë burra. Rreth 34.5 për qind e burrave thonë se kanë lozur bast, ndërsa gratë janë shprehur në përqindjen prej 9.8. Në hulumtim, 63.8 për qind e burrave dhe 88 për qind e grave janë shprehur se kurrë nuk kanë lozur baste.
Gati gjysma e atyre që luajnë baste ose 46.7 për qind thonë se shpenzojnë deri në 500 denarë në muaj. Në bastore harxhojnë nga 500 deri në 1000 denarë në muaj 37.7 për qind e të anketuarve, 7 për qind shpenzojnë nga 1000 deri në 5000 denarë në muaj, ndërsa 2.9 për qind shpenzojnë mbi 5000 denarë çdo muaj. Më shumë se gjysma e të anketuarve ose 52 për qind shprehen se shteti nuk duhet të organizojë lojëra të fatit, dhe 38.1 për qind pajtohen me organizimin e lojëra të fatit pikërisht nga shteti.
Sidoqoftë, 76.4 për qind e të anketuarve kundërshtojnë që shteti të blejë makina bixhozi, ndërsa vetëm 10.4 për qind thanë se shteti duhet të investojë në biznes. Ndryshe, hulumtimi në fjalë është bërë nëpërmjet telefonit nga 10 deri në 13 shkurt të këtij viti me 1104 të anketuar.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...