Në Mongoli është konfirmuar rasti i parë me coronavirus – bëhet fjalë për një shtetas francez i cili punon dhe vepron në këtë vend. 57-vjeçari që kishte udhëtuar nga Mongolia në Francë
“Mund të konfirmojmë rastin e parë me COVID-19 në vendin e tonë. Do të rrisim masat e higjienës dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të përcjellin instruksionet e ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar kryeministri i Panamasë në Twitter.
Në anën tjetër ministri francez i Kulturës, Frank Rister, 46-vjeç, është prekur nga coronavirusi, por thotë se ndihet mirë. Rister që së fundmi kishte vizituar parlamentin francez, ka zbuluar se atje kishte pasur kontakte me tre persona të infektuar, me c ‘rast është detyruar t’i bëjë testet që në fund rezultuan të jenë pozitive.
E Spanja ka mbyllur shkollat dhe universitetet në rajonin e Madridit ku është bërë e ditur se nuk do të punojnë për dy javë – dhe po cilësohet si preventivë në luftën kundër përhapjes së coronavirusit.
Për këtë arsye mbi 1.2 milionë nxënës dhe studentë do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e masa të njëjta kanë ndërmarrë edhe autoritet e rajonit Bask.
Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa, 71-vjeç i është drejtuar gazetarëve në tarracën e katit të parë të shtëpisë së tij, duke porositur se do të qëndrojë në vetëizolim për dy javët e ardhshme, edhe pse testet e bëra kanë rezultuar se ai është negativ – që do të thotë se nuk është prekur nga coronavirusi.
E tërë Italia nga sot është një “zonë e kuqe” për shkak të përhapjes së coronavirusit. Kryeministri italian Guiseppe Konte, ka deklaruar mbrëmë se masat e vëna në veri të Italisë për shkak të virusit do të zgjerohen nga sot në tërë Italinë.
Pesë anëtarë të Parlamentit francez janë prekur me coronavirus si dhe punonjësi i kafiterisë së Parlamentit, kurse besohet se ky numër mund të jetë më i madh.
Numri i të infektuar me coronavirus është rritur për dy, kështu Sllovenia tani numëron 25 persona të prekur. E pesë anëtarë të Kongresit amerikane prej sot janë futur në vetëizolim, e në mesin e tyre janë dy Republikanë që kanë qenë në kontakt me presidentin Donald Trump.
Marketet nëpër Britani të Madhe kanë kufizuar qytetarët sa i përket blerjes së numrit të artikujve ushqimorë – kjo për faktin se ka mjaftueshëm dhe me këtë veprim nuk ka nevojë të krijohet panikë. /Telegrafi/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën