Ashley Thomas, 29-vjeçe dhe Toya Wimberly, 31, nga SHBA-të kanë qenë shoqe të pandara për 17 vite para se të konstatohej se ato në fakt janë motra, më saktësisht gjysmë motra – pasi kanë prindin e përbashkët.
Ato ishin njoftuar në shkollën e mesme dhe prej atëherë filluan të shoqërohen. Por se kanë babanë e njëjtë, krejt rastësisht e kanë zbuluar pasi një mikeshë e nënës së Ashley komentoi fotografinë e Toya të shkrepur gjatë ahengut të fejesës
Në fotografi shihet Kenneth Wimberly, 48-vjeç me të cilin e ëma e Ashley ka qenë në lidhje për një kohë të shkurtër. Ajo i tha se e ëma e saj në rini për një kohë të shkurtër ka qenë në lidhje me Kennethin.
Më pas Ashley ia tregoi fotografitë e nënës së saj Kennethit, dhe ai e konfirmoi se kanë qenë në lidhje kur ishin të rinj. Aty Toya i kërkoi babait të saj të bëjë analizat e ADN-së që treguan se ai është babai biologjik i Ashley.
“Kur më tha se ai është babai im, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoj”, ka deklaruar Ashley.
Ndërkaq e ëma e saj që ka ndërruar jetë 11 vite më parë, kurrë nuk i kishte thënë se kishte mbetur shtatzënë me të dhe se më vonë kishte filluar një lidhje tjetër.
“Jam i lumtur që Ashley është bija ime, ajo tani është anëtare e familjes. Ka qenë vullneti i Zotit”, tha Kenneth. /Telegrafi/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...