Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar sonte se për shkak të Coronavirusit ky vend ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen e përkohshme të qytetarëve të disa vendeve.
“Do të marrim masa dhe do të ndalojmë hyrjen nga vende të caktuara apo zona që janë kërcënim për një periudhë të shkurtër kohore”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.
“Këto vende janë, pjesa veriore e Italisë, disa pjesë të Zvicrës, Korea e Jugut dhe disa krahina të caktuara të Kinës si dhe qytetarët nga Irani”.
Italia ka marrë vendim që të vendosë të gjithë vendin në karantinë, ndërsa në Shqipëri numri i të infektuarve ka shkuar në gjashtë./zyrtare/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...