Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as të martën nuk e ka në agjendë takimin me presidentin Thaçi, por do të ketë një takim të rëndësishëm me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Në agjendën e bërë publike nga Zyra për Informim e Kryeministrit për ditën e martë, bëhet e ditur se kryeministri Kurti në orën 09:00 pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne – këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron
Më pastaj në orën 11:00 kryeministri Kurti merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës
Ndërsa në orën 13:00 do të mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...