Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe një zëvendësministër gjatë ditës së hënë.
Kurti në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që udhëhiqet nga Vlora Dumoshi, e ka emëruar, Yll Rugovën.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Yll Rugova, u lind më 1984 në Prishtinë.
Rugova, ka mbaruar studimet bazike dhe ato të masterit për Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.
Ai ka qenë drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në fillim të legjislaturës së fundit./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...