Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, u pa gjatë ditës të ketë marrë djalin e saj nga çerdhja, mirëpo me veturë zyrtare.
E lajmin e ka pranuar vet ministrja Haxhiu e cila ka thënë se derisa kryen detyrën e ministres ajo është njëkohësisht edhe nënë, dhe meqë nuk e ka bashkëshortin këtu, është detyruar ta marrë djalin e saj nga shkolla, e bashkë me të kthehet sërish në punë.
“Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha me të! Kaq në lidhje me këtë lajm”, ka qenë reagimi i saj në Facebook.
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3430990990305001
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...