Ishte nisur nga Zvicra për në Kosovë. Por, rrugës i ka rënë të kaloj edhe për Itali, vend ky shumë i prekur nga koronavirusi.
E kjo është edhe arsyeja pse ky i ri, po u nënshtrohet kontrolleve në pikën kufitare në Morinë.
Shqiprim Guci, tregon se kontrolleve u është nënshtruar edhe në portin e Durrësit.
Njësoj si Guci, edhe disa udhëtar tjerë i kaluan të njëjtat procedura.
E gjithë këto kontrolle po kryhen nga mjek kosovarë, që janë vendosur nëpër pika kufitare.
Ndërkohë, qytetarët që kanë marr rrugë për në Shqipëri, shprehen se ndihen të frikësuar nga ky virus.
Ndryshe, deri më tani në Shqipëri janë evidentuar dy raste me koronavirus, ndërsa në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me këtë virus.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...