Pandov kërkon përgjegjësi penale për drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë

20:25 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Aleksandar Pandov në emisionin ‘Samo vistina’ në Kanal 5 thotë se drejtoresha e sëmurë me coronavirus jo vetëm që duhet të shkarkohet por edhe të përgjigjet penalisht.

“Nuk duhet që Filipçe ta dënojë drejtoreshën vetëm me shkarkim por për shkak të shpërndarjes të një sëmundje me pasoja fatale, ajo duhet të përgjigjet penalisht”, thotë Pandov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, përmes coronavirusit shihet raporti i shtetit ndaj qytetarëve dhe se rasti i fundit me drejtoreshën është skandaloz.

Ai tha se dëmi që drejtoresha e ka bërë është tepër e madhe dhe se për shkak saj nuk do të funksionojë një klinikë e tërë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme