Google ADS

Masat për Koronavirusin, anulohen edhe dy destinacionet të tjera me Italinë

20:13 | 9 Mars 2020
Arbresh Info

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton se listës së fluturimeve të anuluara u shtohen edhe fluturimet me aeroportin e Ankonës dhe Torinos.

“Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” – njofton Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ndërsa fluturimet me destinacion aeroportin e Barit dhe atë të Romës vazhdojnë normalisht.

Ndërkohë, për të gjithë fluturimet që janë anuluar, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, bën me dije se udhëtarët duhet t’i drejtohen kompanive ajrore ose agjencive ku i kanë blerë për rimbursim.

Kompania “Air Albania”, nga ana tjetër, njofton se duke marrë shkas nga njoftimi i Këshillit të Ministrave anulon të gjitha udhëtimet me Italinë.

Dy anulimet e reja i shtohen listës së mëposhtme:

Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

Aeroporti Bologna (BLQ)

Aeroporti Firenze (FLR)

Aeroporti Genoa (GOA)

Aeroporti Perugia (PEG)

Aeroporti Pisa (PSA)

Aeroporti Rimini (RMI)

Aeroporti Venezia (VCE)

Aeroporti Anconës (AOI)

Aeroporti Torinos (TRN).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme