“Fëmijët në fjalë do të zgjidhen nga të sëmurët që kanë nevojë për trajtim emergjent dhe fëmijët e pashoqëruar nën moshën 14 vjeç”.
Qeveria gjermane njoftoi se do të pranojë në vend një pjesë të fëmijëve refugjatë që ndodhen në kampet e Greqisë dhe kryesisht ata fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje.
Në lajmin e agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), thuhet se vendimi lidhur me këtë çështje është marrë në takimin e zhvilluar nga liderët e partive që përbëjnë qeverinë nën kryesimin e kancelares Angela Merkel.
Sipas vendimit është kërkuar formimi i “Koalicionit të vullnetarëve” të Bashkimit Evropian (BE) thuhet më tej në lajmin ku vihet theksi se në këtë kuadër Gjermania mund të pranojë një numër të caktuar të fëmijëve.
Po ashtu në lajm theksohet se Gjermania duke marrë 1.000-1.500 fëmijë dëshiron të mbështetë Greqinë për shkak të situatës humanitare në ishujt grekë dhe se fëmijët në fjalë do të zgjidhen nga të sëmurët që kanë nevojë për trajtim emergjent dhe fëmijët e pashoqëruar nën moshën 14 vjeç.
Ndërkohë kryetarja e përgjithshme e Partisë së Unionit Kristian Demokratik (CDU), Annegret Kramp-Karrenbauer, në një deklaratë në radion Deutschlandfunk ka bërë të ditur se në “Koalicionin e vullnetarëve” do të marrin pjesë edhe vende të tjera për të marrë fëmijët refugjatë në Greqi.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se një shenjë të tillë kanë marrë edhe nga Franca, Kramp-Karrenbauer, është shprehur se për këtë arsye beson që koalicioni i vullnetarëve do të përbëhet nga më shumë se dy vende./aa/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...