Zyrtare: Chong tradhton Interin, nënshkruan kontratë të re me United

20:01 | 9 Mars 2020
Arbresh Info

Manchester United ka konfirmuar se talenti, Tahith Chong ka nënshkruar kontratën e re me klubin.

Holandezi do qëndrojë në “Old Trafford” deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një vit, transmeton portali arbresh.info.

Chong ka deklaruar se është i lumtur me kontratën e re dhe shumë mirënjohës për shansin që i është dhënë për të treguar kualitetin.

“Kur iu bashkova United ishte ëndërr e bërë realitet. Ishte nder sa herë që e vendosja fanellën. Jam duke punuar shumë çdo ditë që të përmirësohem dhe e di se do zhvillohem edhe më shumë”.

“Mundësia që të mësoj nga trajneri, stafi dhe yjet botërore është fantastike. Jam i gëzuar që kam nënshkruar kontratën e re dhe mirënjohës për mundësinë që ta provojë vetën edhe për disa vite”, theksoi Chong.

Në garë për Chong ishte Inter, me të cilët thuhej se kishte arritur marrëveshje që në verë të transferohet si lojtar i lirë, por sulmuesi ka ndryshuar mendimin.

Chong në ekipin e parë ka bërë 14 paraqitje këtë sezon./arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme