Presidenti Hashim Thaçi ka akuzuar BE-në se po e mban të izoluar popullin e Kosovës. Ai tha se ky union fillimisht duhet të liberalizojë vizat, e më pas të shoh mundësinë e ndërmjetësimit të dialogut.
Por, profesorët universitarë dhe njohës të fushës së integrimit, flasin me skepticizëm, nëse kjo do të arrihet deri në Samitin e Zagrebit.
Bashkimi Evropian fillimisht duhet të heq kufizimin e lëvizjes për kosovarët, e më pastaj të mendoj nëse kanë aftësi për organizim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu tha presidenti Hashim Thaçi, duke e akuzuar këtë union, se padrejtësisht Kosovën po e mban pa liberalizim të vizave.
Profesori, Fadil Sahiti, është skeptik sepse e cilëson këtë proces me shumë politik sesa teknik. Ai thotë se Kosova nuk qëndron me keq se shtetet fqinje, të cilat tashmë e kanë lirinë e lëvizjes.
“Liberalizimi nuk është shumë i lidhur me aspektet teknike, me aspektet e qeverisjes së mirë apo luftën kundër korrupsionit, e sidomos kur krahasohemi me shtetet e rajonit. Kosova, për shembull, nuk qëndron ndryshe kur e krahasojmë me Shqipërinë ose Maqedoninë”, deklaroi për RTV Dukagjinin profesori universitar, Fadil Sahiti.
Vetëm se, ai thotë se duhet të dëshmohet më shumë stabilitet politik dhe ta përmbyll konfliktin e hapur me Serbinë.
Ndërsa hulumtuesi i çështjeve politike, Seb Bytyçi, e sheh si te vështirë futjen e Kosovës ne agjendën e samitit te Zagrebit nëse nuk konsensus politik ndërmjet te shteteve anëtarë të BE-së.
“Ndoshta Kosova nuk do të futet farë në agjendë pasi në këso lloj samitesh nuk futen fare në agjendë tema për të cilat nuk ka konsensus e për të cilat do të dështonin po të shkonin në votim. Nëse ekziston kjo përçarje brenda shteteve të BE-së, kjo temë nuk futet fare në agjendë”, deklaroi Seb Bytyçi – profesor në Universitetin e Winchester.
Samiti ne Zagreb i Ballkanit Perëndimore do te mbahet nga 5 deri ne 7 maj te këtij viti, ndërsa edhe kryeministri Albin Kurti ka përmend liberalizim deri në këtë datë, edhe tek plani i saj për heqjen e taksës.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër