Rikthehen problemet te Tottenham, Bergwijn në dyshime ndaj Leipzig

18:23 | 9 Mars 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Tottenham, Steven Bergwijn është hyrë në listën e lojtarëve që mund të mungojnë në ndeshjen kthyese ndaj RB Leipzig.

Holandezi u transferua te Tottenham gjatë afatit të janarit, për të përforcuar sulmuesin e skuadrës angleze, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, në ndeshjen e fundit ka pësuar lëndim në këmben e majtë, gjë që mund t’i shkaktojë të mungojë nesër.

“Holandezi do të bëjë disa testime për tu siguruar për gjendjen”, ishte njoftimi i Spurs.

Tottenham nesër do udhëtojë të gjiganti gjerman, por do jetë pa dyshen sulmuese Harry Kane e Heung-Min Son që janë të lënduar.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë klubi anglez pësoi humbje me rezultat minimal 0 – 1./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme