Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se 191 persona do të jenë në izolim shtëpiak për shkak se gjatë kësaj periudhe kanë pasur kontakt me drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska, e cila është infektuar me coronavirus.
Ai tha se të gjithë të punësuarit, pacientët si dhe mysafirët që kanë kontaktuar me drejtoreshën u është thënë të izolohen në shtëpi për 14 ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Janë intervistuar të gjithë të punësuarit dhe të gjithë do të jenë në izolim shtëpiak. Janë 64 të punësuar, 11 pacientë të cilët janë hospitalizuar dhe mund të shërohen në shtëpi, si dhe 13 pacientë që janë shëruar në spital, përkatësisht kanë ardhur ta marrin terapinë”, tha ministri Filipçe.
Ai vërtetoi lajmin se gjatë fundjavës drejtoresha Nina Biljanovska ka qenë në konferencë ku ka pasur 103 pjesëmarrës dhe se gjatë periudhës së ardhshme do të mbyllet edhe reparti i spitalit të Shtipit për sëmundje në lëkurë, për shkak se të gjithë mjekët që kanë qenë atje kanë qenë në konferencën ku ka marrë pjesë drejtoresha me coronavirus.
Filipçe u shpreh i dëshpëruar për veprimet e drejtoreshës dhe se do të ndërmerren masa kundër saj.
“Tani kemi zgjedhje, nuk mund formalisht të shkarkohen dhe emërohen, por në mundësin e parë ajo do të shkarkohet. Deri në këtë moment, e gjithë klinika do të jetë e mbyllur për 14 ditë. Përgjegjësi do të ketë për secilin që nuk respekton masat”, u shpreh mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...