Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can ka konfirmuar se ka pas ofertë nga Manchester United.
Gjermani iu bashkua Dortmund nga Juventus me obligim blerje në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur pse refuzoi të transferohet në “Old Trafford”, Can tha se arsyeja është klubi i vjetër, Liverpool andaj asnjë sekondë nuk e ka menduar transferimin.
“Kisha tri oferta nga Premierë Ligë duke përfshirë Manchester United, por nuk mendova as për një sekondë për shkak të kaluarës sime me Liverpool”.
“Kisha gjithmonë simpati për Dortmund. Doja të transferohesha në klub të cilin mund të bëhesha i rëndësishëm. Kjo është çështja e Dortmund”, theksoi Can për Kicker.
Can deri me tani ka shpenzuar 512 minuta për gjigantin gjerman, dyfishin më shumë se sa ka luajtur gjatë sezonit vjeshtor për Juventusin./arbresh.info.
Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rru...
Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rru...
Mosbindja civile zhvendoset në Shkodër, nis marshimi i prote...
A janë kosovarët të varur nga ChatGPT?
Trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit do të ekspozohe...
Haradinaj nderon heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Ndër ...