Mbappe mungon në stërvitje, në dyshime për përballjen ndaj Dortmund

17:12 | 9 Mars 2020
Arbresh Info

Ylli i PSG, Kylian Mbappe ka mundësi të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Borussia Dortmund që zhvillohet të mërkurën.

Francezi sot (e hënë) ka munguar në stërvitjen e skuadrës, gjë që ka hapur spekulimet se mund të mungojë ndaj gjigantit gjerman, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raportimeve të Goal, Mbappe është i sëmurë dhe kjo ka shkaktuar të mos jetë pjesëmarrës në stërvitje.

Dortmund të mërkurën do përballet me “Parisienët” në “Parkun e Princave”.

Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 2 – 1, në të mirë të klubit gjerman./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme