Suedia konfirmon rastin e parë me koronavirus që nuk ka pasur kontakt me të infektuarit më herët

17:00 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Suedia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus ku pacienti nuk ka pasur kontakt me të infektuarit më herët dhe nuk ka udhëtuar në vendet e prekura me koronavirus.

Personi ka rezultuar pozitiv gjatë testimit të tij në kryeqytetin e Suedisë Stokholmin të dielen.

Pacienti i dytë, që nuk ka pasur kontakt me të parin gjithashtu është diagnostikuar gjatë vikendit.

Momentalisht janë konfirmuar 252 raste me koronavirus në Suedi, vend ky me 10 milion banorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme