Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ishte e pranishme në takimin e organizuar me iniciativën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe nën organizimin e Agjencisë për Barazi Gjinore, për shënimin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të grave, transmeton arbresh.info.
Në fjalën e saj, Ministrja Dumoshi tha se debati për të drejtat e grave është debat që duhet të bëhet jo vetëm për 8 mars. Jemi zotuar që papunësia tek gratë të jetë një prej problemeve që do të trajtojmë me programin qeverisës andaj angazhimi drejt barazisë do të jetë preokupim i përditshëm për secilin vendim që marrim.
Ajo u zotua se do të shtyjë përpara agjendën për promovimin e të drejtat e grave si Ministre, në të gjitha dikasteret që drejton dhe siguroi të gjitha organizatat dhe iniciativat që kanë për vizion mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave se do ta kenë përkrahjen e Ministrisë që ajo drejton.
Shënimi i kësaj dite u bë përmes lancimit të Amandamentimit të Kornizës Ligjore për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, ku me ç’rast u prezantua edhe draftit final i Programit të Kosovës për Barazi Gjinore./arbresh.info/
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen