Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm duke bërë përgatitjet e nevojshme për klinikat vijes së parë të kontaktit me pacientë, (Klinika Emergjente, Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse, Klinika e Pediatrisë), për të përballuar dhe menaxhuar situatën me rastet e dyshuara me coronavirus.
Këto institucione janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me mjete mbrojtëse, duke përfshirë maska adekuate, syza mbrojtëse, uniforma mbrojtëse dhe materiale tjera të nevojshme për punë me pacientë të dyshimtë dhe të infektuar me virusin Covid -19.
Poashtu, institucionet janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me barna dhe dezinfektues për duar dhe hapësira.
QKUK, ka 20 respiratorë rezervë dhe mund të futen në funksion në raste nevoje.
SHSKUK po e përcjell gjendjen nga afër, ka rritur nivelin e gatishmërisë në secilin nga institucionet që i ka në menaxhim./arbresh.info/
Vitia: Në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Coronavirus, po testohen pesë të dyshuar
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...