Komiteti për koordinimin e vlerësimit të situatës lidhur me koronavirusin ka mbajtur takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në Kosovë lidhur me Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri më tani në Kosovë nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me këtë virus.
Sipas tij ende nuk shihet e nevojshme marrja e masave si ndalja e shkollës, por kjo situatë mund të ndryshojë meqë virusi ka arritur në të gjitha vendet fqinje.
“Të gjitha këto janë masa paraprke për të parandaluar këtë viurs të shfaqet. S’mund të thuhet çka do të bëhet nesër, për faktin që nuk kemi asnjë rast. Po rritet i gatitshmërisë dhe momentin e parë që ndryshojnë rrethanat do të merren të gjitha masat, nëse ka nevojë edhe mbyllja e shkollave. Marrë parasysh që rastet që janë konfirmuar në shtetet fqinje. Tash për Tash 5 raste qe po testohen. S’ka raste të konfirmuar me Coronavirus. Deri tani janë testuar 57 raste që kanë rezultuar negative.”, tha Vitia.
Ai tha se plani i veprimit mund të fillojë nga ajo mbyllja e tubimeve e publike, pastaj mbyllja e shkollave.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...